Proçedura jonë për të Dizenjuar Web site - Biznesi: i Pari!

Amtek zhvillon web sites duke ndjekur një proçedurë të orientuar plotësisht drejt biznesit.  
Hapat e mëposhtëm spjegojnë metodologjinë tonë:

Të kuptojmë biznesin tuaj - në dukje i thjeshtë, ky hap është guri i themelit për të ndërtuar një web site efektivë.  Si funksionon biznesi juaj?  Si shtoni ju interesin dhe shitjet?  Kush janë klientët tuaj?  Kush janë produktet tuaja dhe nga vijnë ato?  Kush janë sfidat tuaja më të mëdha për të rritur fitimin dhe biznesin tuaj.  Këto janë vetëm disa nga pyetjet, të cilat ne bëjmë për të kuptuar biznesin tuaj, dhe si rrjedhoj për të kuptuar si ta dizenjojmë web site tuaj.

Përcaktojmë qëllimet e Web Site tuaj - Çfarë doni ju të arrini me web site tuaj?  Doni të rritni kontaktet me klientin?  ....të pasuroni imazhin e kompanisë tuaj?  ....të përmirësoni bashkëveprimin që keni me reklamën për të ardhmen? ...të furnizoni klientët tuaj me informacion dhe dokumentat e nevojshme?  ...të promovoni ngjarje dhe çmime?  ....të poziciononi kompaninë tuaj kundrejt konkurrencës?

Disa, ose të gjitha, këto qëllime mund të jenë pjesë e strategjisë, që ne zhvillojmë për web site tuaj. Ka dhe shumë të tjera, që mund të jenë të rëndësishme për biznesin tuaj.  Përcaktimi i këtyre qëllimeve vendos rrugën për të krijuar web site tuaj.

Organizojmë Web Site dhe krijojmë strukturën naviguese - Tani është koha të përpunojmë organizimin e web site dhe mënyrën sesi përdoruesit tuaj do të navigojnë në site.  Duke mbajtur parasysh çdo gjë që mësuam në hapat e parë, gjithashtu njohuritë dhe eksperiencën tonë në dizenjim, ne zhvillojmë një ekspozim të qartë për web site tuaj dhe një strukturë të lehtë - kuptueshme naviguese.

Integrojmë materialet ekzistuese të marketingut - Shumë kompani kanë disa materiale marketingu të zhvilluara tashmë.  Të tilla si: Logot, broshura të kompanisë, fotografi, grafikë, histori të suksesshme klientësh, etj, mund të shërbejmë një rol të rëndësishëm në përmbajtjen e web site tuaj.   Përdorimi i këtij materiali ofron dy avantazhe.  Së pari, ai ju kursen koston e zhvillimit të këtyre materialeve përsëri, dhe së dyti, ai mban web site tuaj konsistent me pjesën tjetër strategjisë së marketingut të kompanisë tuaj.

Krijojmë përmbajtje të re - Megjithëse kompanitë kanë disa materiale që mund të përdoren në web site e tyre, ka akoma nevojë të krijohet përmbajtje e re.  AmTek është specializuar në të shkruarin e përshtatshëm të përmbajtjes për ta publikuar biznesin tuaj në internet.  Ne jemi gjithashtu plotësisht të pajisur dhe të përshtatur me kamera dixhitale, skaner, dhe software për grafik dizenjim.  Sekreti qëndron në përdorimin e gjithë këtyre elementëve sëbashku për të farkëtuar një histori të qëndrueshme dhe të fuqishme.

Dizenjimi final dhe implementimi - Duke përdorur software më të fundit nga Macromedia, Adobe, & Microsoft, ne fillojmë t'i japim jetë web site tuaj.  Në mënyrë që ju të mund të kontrolloni "live" në Internet progresin e web site tuaj, ne gjithmon publikojmë në progres web sitet tona në Internet, në një vend privat, të cilin vetëm ju mund ta shikoni.  Kjo proçedurë e bën të lehtë bashkëpunimin tonë dhe bën të mundur rregullimet dhe përmirësimet gjatë proçesit të dizenjimit dhe jo në fund të tij.

Update dhe mirëmbajtja e vazhdueshme - Fuqia e çdo web site është menjëherëshmëria dhe freskimi i informacionit.  Ne ofrojmë dhe inkurajojmë marrëveshje mirëmbajtjeje, kështu ne mund t'ju ndihmojmë të mbani web site tuaj aktual si një pjesë vitale të biznesit tuaj.