Përse biznesit tuaj i duhet një Web Site:

 

Pasuron imazhin e biznesit tuaj - Të pasurit e një web site profesional dhe impresiv e ndihmon shumë imazhin dhe reputacionin e kompanisë tuaj. Partnerët, klientët tuaj aktual në biznes dhe ata të ardhshmit do të kuptojnë, që ju jeni një lojtar serioz në tregun tuaj.

 

Ekspozim i plotë për 24 orë në ditë - Web site juaj do të jetë, çdo ditë, 24 orë on line, në çdo cep të botës. Edhe kur ju dhe punonjësit tuaj do të jeni duke fjetur, ose me familjen tuaj, me pushime, web site juaj do të jetë duke punuar për ju. .

 

Informim i vlefshëm i klientëve tuaj të tashëm dhe të ardhshëm -
Çfarë do të donit ju që klientët tuaj të dinë rreth biznesit tuaj? Këtu ka disa shembuj:

  • Historinë e kompanisë suaj
  • Produktet dhe shërbimet e reja
  • Informacion rreth çmimeve dhe transportit
  • Promovime të veçanta
  • Të rejat & ngjarjet e e kompanisë
  • Produktet & shërbimet e reja
  • Zyrat/degët e reja dhe informacionet e kontaktit
  • Dokumenta të tilla si: aplikimet, garancitë, & broshurat
  • Informacion shërbimi ndaj klientit
  • Orët e punës
 

Ekspozimi i produkteve dhe shërbimeve tuaja - Web site, juaj është ekspozita juaj on-line.  Me fotografitë, grafikët, animacionet dhe tekstin, ju mund të paraqisni bukur dhe në mënyrë efektive produktet dhe shërbimet tuaja të cilat do të tërheqin klientët drejt biznesit tuaj.  Për disa biznese, kjo është e dukshme, p.sh, një biznesi që shet pllaka qeramike dhe pajisje.  Por edhe për produkte më pak të dukshme, të tilla si; bankat dhe siguracionet, Amtek mund t'ju ndihmoj të paraqisni qartë përfitimet që kanë dhe do të kenë klientët tuaj.

 

Pozicionim i kompanisë suaj kundrejt konkurencës - Natyra e vërtet e biznesit është konkurenca.  Me eksperiencën tonë në biznes, ne mund t'ju ndihmojmë të gjeni avantazhet tuaja konkuruese dhe t'i përdorni ato në web. Me këtë pozicionim, web site juaj do t'ju jap ju epërsi në këtë garë.

 

Përfiton avantazhin e fenomenit Web - Në ekonominë e sotme globale, shumë njerëz përdorin internetin për të gjetur produktet, shërbimet, partnerët e biznesit, investimet oportune, etj. Derisa kjo është një mënyrë gjithmonë në rritje e të bërit biznes, është esenciale që kompanitë të kenë një prezencë të fortë në web në qoftë se ato duan të marrin pjesë në këtë shesh tregu fitimprurës.