Mirëserdhët në AmTek!

N. q. s. ju dëshironi të keni një web site për bisnesin tuaj në Shqipëri, pyetjet tuaja janë të njëjta me ato që do të kishit në Europën Perëndimore:

  • Si mund të prezantoj sa më mirë produktet dhe shërbimet e biznesit tim në Internet? 
  • Si mund ta përdor një web site për të krijuar lidhje në internet dhe të rrit shitjet e mia? 
  • A do ta pasuroj web site imazhin e kompanisë dhe të përcjellë strategjinë time të marketingut?
  • A do të mund të integroj në web site materialet ekzistuese të marketingut dhe të rrit investimet  mbështetur në këto materiale?
  • A mund të kem një web site të shkruar profesionalisht në anglisht, i cili do të tërheq klientët ose investitorët nga komuniteti internacional i biznesit?

Përgjigjet e sakta për këto pyetje është vështirë t'i gjesh në Shqipëri.   Për këtë arsye ne krijuam AmTek , një agjensi për dizenjimin dhe konsultimin e web site.  Kjo agjensi drejton sfidat e krijimit të web site në nivel botërorë, për bizneset në Shqipëri.  Amtek kombinon përshtatjen e gjuhës shqipe së biznesit dhe ambjentin e biznesit këtu, me njohuritë dhe eksperiencën amerikane në përdorimin efektiv të web site për të arritur objektivat e biznesit.  Puna jonë fillon duke kuptuar biznesin e klientit tonë.  Prej këtej ne formulojmë një strategji sesi të dizenjojmë një web site plotësisht të përshtatshëm për të qëllimet e klientit tonë.  Pasi kjo punë e rëndësishme bazë është bërë, ne përdorim teknologjinë më të fundit për të bërë një punë arti me specifikat e klientit tonë në web site.

Ju falenderojmë që vizitoni web site e Amtek.  Ne besojmë që Interneti do të ketë një impakt të madh në rritje mbi bizneset në Shqipëri.  Qëllimi këtu është të edukoj dhe informoj njerëzit që e shikojnë këtë dhe janë të interesuar  në zhvillimin serioz të web site për bizneset e tyre.  Ne ju ftojmë të kërkoni midis informacionit të prezantuar këtu rreth kompanisë sonë, proçedurës së dizenjimit, shërbimet dhe çmimet tona, gjithashtu t'u japim juve mundësi të vizitoni web site të tjerë, të cilët i kemi dizenjuar dhe publikuar.  Ne ju ftojmë të kontaktoni  për çdo pyetje që mund të keni, ose doni të diskutoni kërkesat tuaja specifike me ne. 
Ne dëshirojmë të dëgjohemi sa më shpejt me ju!